Flash

Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

Lapsi.al 20 January 2020
Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD, ka nxjerrë edhe njëherë në pah hipokrizinë e barrikaduar të bipartizanizmit tonë. Rilindasit, duke haruar të shkuarën e afërt, përjetuan për pak orë një lumturi orgazmike duke ngritur lart gazetën që tani po groposte Bashën. Krejt në të kundërt, demokratët filluan t'u besonin teorive konspirative me blerje mediash ndërkombëtare, madje duke identifikuar edhe korruptuesit e mundshëm shqiptarë, pa ngurruar të përsërisin të njëjtat fjalë që socialistët kishin thënë për gazetën me tirazhin më të lartë në Gjermani. Madje ata u krekosën si triumfatorë, kur Bild e zhduku artikullin nga faqja. Lexo më tej: Bild fshin shkrimin për financimet ruse të Bashës Në fakt, është e vështirë të hamendësohet se ç'ndodhi mes mbrëmjes të së dielës dhe orëve të mëngjesit të së hënës, deri sa vetë tabloidi gjerman nuk ka dhënë një shpjegim serioz. Por, edhe pa e ditur atë, disa gjëra mund të thuhen me bindje. Fakti që e përditshmja, në mënyrë amatoreske, e fshiu shkrimin me titull: "A qëndron Rusia pas fushatës kundër antarësimit në BE"?- nuk do të thotë automatikisht se Lulzim Basha është i pastër për mbi gjysëm milionë euro të paguara për lobistët e tij. Pavarësisht se artikulli nuk ekziston më online, pavarësisht se akuzat për rusë dhe lobim kundër negociatave ngjajnë qesharake, në këtë aferë ka qindra mijëra dollarë që PD nuk i justifikon dot. Ato janë deklaruar ndryshe në Uashington dhe ndryshe në Tiranë. Historia e pagesës për fotot me Trumpin është për kreun e PD, po aq e pasqaruar sa ajo e çiftëzimit të Ramës me taksistin e dënuar në Amerikë, Bilalin. Prandaj "korrigjimi" i Bild-it, nuk është ndonjë nga ato raste që të japin të drejtën të thërrasësh fitore. Andi Bushati: Ku ngjan foto Basha- Trump, me atë të Rama- Obama? Nga ana tjetër, as pretendimi i socialistëve për mungesën e kredibilitetit të Bild, nuk është i përligjur. Ndonëse, ndërmjet dy historive të publikuara nga gazeta, ajo njërës i qëndroi deri në fund, ndërsa nga tjetra me sa duket u tërhoq, ky nuk është ndryshimi i vetëm mes tyre. Në rastin e përgjimeve të vjedhjeve të votave në Durrës dhe Dibër, ne nuk lexuam vetëm shkrimet dhe komentet e Piter Tiede. Ne dëgjuam me veshët tona pazaret për blerjen e votave, provuam funksionimin e makinerisë kriminale shtetërore, shpërblimin e punonjësve të rendit që i kryenin këto akte dhe lidhjen e pamohueshme me trafikantët e përfshirë në ndryshimin e rezultatit të votimeve.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Ndërsa, për lidhjet ruse të PD dhe financimet e pazbardhura të Bashës, gazeta nuk u soll njësoj. Bild nuk bëri asgjë më shumë sesa i përsëriti publikut ato fakte që pati lexuar në investigimin e "Mother Jones", duke hedhur ndonjë pandehmë të pafaktuar se PD qe implikuar me Rusinë për të penguar integrimin e vendit drejt BE.

Shkrimi i “MOTHER JONES” për ndërhyrjet ruse në fushatën e Bashës

Pra edhe sikur "jo seriozia" BILD mos ishte "penduar" për shkrimin që godiste PD-në, mes dy historive nuk mund të vihet shenja e barazimit. Goditja që iu bë sistemit kriminal të blerjes së zgjedhjeve nga Rama ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Prova për këtë është se të njëjtat fakte i rimori si të vërteta edhe një media skrupuloze si "Der Spiegel". Prandaj pretendimi për t'i futur të dyja "goditjet" në një thes, duke hamendësuar se gjithçka që publikohet nga tabloidi gjerman nuk duhet marrë shumë për bazë, përbën një manipulim perfid. Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty- këtu se gjithçka kundër qeverisë e botuar në Bild, është vepër e një këshilltari gjerman të PD-së, apo se ato që s'i shkojnë për shtat opozitës, i ka paguar Taulant Balla. Këto lloj gënjeshtrash, që u serviren militantëve të të dyja kampeve, janë shumë larg të vërtetës. Ato janë tagjia bajate me të cilën ushqehen fanatikët, që duan ta shohin liderin e tyre të pastër si ëngjëll dhe kundërshtarin e tij të zi si djall. Prandaj shpikësit e tyre flasin për "tabloid të pabesueshëm" kur nuk u shkon për shtat dhe për gazetën më të madhe në Gjermani kur e kanë në favor. Në fakt, e vërteta është disi më ndryshe. Me tërheqjen e artikullit të publikuar të dielën në mbrëmje, Bild ndoshta e kuptoi se nuk ka asnjë provë evidente për një bashkëpunim ruso- opozitar për të penguar përparimin e vendit drejt BE. Por nga ana tjetër, kjo zbrapsje nuk përbën asnjë alibi se Basha nuk e ka shkelur ligjin shqiptar të financimit të partive me mbi gjysëm milioni euro që i dalin tepër. Ndërsa pala tjetër, as nuk mund të shfrytëzojë atë që shkroi gazeta për të noterizuar propagandën e saj, as mund të përdorë atë që ajo fshiu, për të vënë në pikpyetje seriozitetin e denoncimeve për vjedhjen e zgjedhjeve. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Serbia po jeton me harresën

Elita politike, intelektuale, religjioze serbe dhe e Serbisë po iu rikthehet rrëfimeve të viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar 1. Banjallukë - Çdo mën...

10:19

Pse po vonohet Albin Kurti?

Marrëveshje nuk pati as sot, ndonëse biseduan tri orë. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin kohë sa të donin, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh periudhë p...

21:54

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e ...

14:41

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një...

15:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI