Flash

Plagosja e dyfishtë mbrëmë në një lokal në Vlorë, makina gjendet e djegur (VIDEO)

Lapsi.al 19 January 2020
Plagosja e dyfishtë mbrëmë në një lokal në

Pak orë nga plagosja e mbrëmshme që ndodhi në Vlorë, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri, detaje të reja dalin në dritë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me plagosjen e Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Siç u raportua dhe dje, autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij. Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë. Ndërkohë makina e atentatorëve është gjetur e djegur në Vlorë.

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG_5036.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë 'Eskobari' turk

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze. Bëhet fjalë për...

16:40

Studimi/ Pse i kafshojmë njerëzit që duam

Ju ka ndodhur që gjatë momenteve të përkëdheljeve me partnerin ose dikë që doni shumë të keni dëshirën ta kafshoni dhe të mos i rezistoni dot kësaj dëshire? ...

21:59

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI