Flash

Pas largimit të Meghan dhe Harry, deklarata e parë nga mbretëria

Lapsi.al 19 January 2020
Pas largimit të Meghan dhe Harry, deklarata e parë nga mbretëria

Sipas një deklarate të Buckingham Palace, Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i përdorin më titujt HRH (His/Her Royal Highness, në shqip Lartësia Juaj). Çifti duhet t’u paguajë mbrapsh taksapaguesve britanikë 2.4 milionë paundë që u përdorën për rinovimin e shtëpisë së tyre në Windsor. Gjithashtu, ata nuk mund të përfaqësojnë Mbretëreshën në takime zyrtare.

Pas këtij lajmi të papritur, Mbretëresha publikoi këtë deklaratë për shtyp, të cilën e postuan në Instagram edhe Harry dhe Meghan.

“Pas muajsh të tërë bisedime dhe pas diskutimeve të kohëve të fundit, jam e lumtur t’ju njoftoj se kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe suportive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.

Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të familjes sime.

Jam e vetëdijshme për sfidat që kanë përjetuar këto dy vitet e fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.

Dua t’i falenderoj për punën e palodhur rreth e përqark vendit, Komonuelthit dhe përtej tij dhe jam veçanërisht krenare për Meghan, që u bë me shpejtësi një nga ne. Familja shpreson që marrëveshja e sotme t’i lejojë të ndërtojnë në jetë të paqtë dhe të lumtur.”

“Në të njëjtën linjë me deklaratën e Madhërisë së saj Mbretëreshës, informacioni mbi rolet dhe punët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të përditësohen këtu kur të vijë momenti. E vlerësojmë durimin tuaj dhe ju ftojmë të eksploroni faqen për të parë punët e tanishme të Lartësive të Tyre.”

Të këshilluara

Tayna dhe Mozzik sjellin hitin e ri (Video)

Ka kohë që ata të dy e kanë shpallur publikisht se janë duke bashkëpunuar për realizimin e një Mega hiti , një kënge të re. Si Tayna ashtu edhe Mozzik ka...

11:34

Luana Vjollca, së shpejti dasëm

Luana Vjollca prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Krenar Çoçajn. Duket se çifti është fotografuar shpesh në praninë e njëri tjetr...

10:31

Maluma, së shpejti koncert në Tiranë

Maluma, një ndër këngëtarët më seksi dhe të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, përflitet se do të zhvillojë një koncert edhe në Tiranë...

20:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI