Flash

E pazakontë/ Grabitet televizioni, autorët shkatërrojnë studion dhe vjedhin televizorët

Lapsi.al 19 January 2020
E pazakontë/ Grabitet televizioni, autorët shkatërrojnë

Televizioni lokal në Peqin ‘Klaudiana’ ka rënë mbrëmë pre e vjedhjes.

Persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.

Menjëherë është njoftuar komisariati i policisë së Peqinit për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në këtë televizion lokal që është hapur rreth dy dekada më parë, godina e të cilit ndodhet në qendër të qytetit. Policia lokale nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë 'Eskobari' turk

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze. Bëhet fjalë për...

16:40

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI