Flash

Selena Gomez, e dëshpëruar për albumin e ri

Lapsi.al 18 January 2020
Selena Gomez, e dëshpëruar për albumin e ri

Një javë më parë, Selena Gomez publikoi albumin e saj më të ri, “Rare.” Duke qenë se ishte i mbushur me dedikime për Justin Bieber, pretendohej sukses i garantuar. Por albumi po merrte kohën e tij që të renditej në krye të klasifikimeve. Këtu, Selena e mori vetë situatën në kontroll.

“Kam edhe një ditë për të blerë sa më shumë albume të mundem, kështu që po shkojmë te Target, dhe Best Buy dhe Walmart,” thotë ajo në një video në Instagram. “A jam e dëshpëruar me këtë që po bëj? S’më intereson. S’më intereson sepse ky album është shumë i rrallë. Jam e emocionuar dhe jam gati të blej sa kopje të jetë e mundur. Thjesht dëgjojeni!”

Duke blerë sa më shumë kopje vetë dhe duke nxitur fansat ta dëgjojnë projektin në Spotify a platforma të tjera, këngëtarja i jep shtysën e nevojshme që “Rare” të renditet në vend të parë.

“Rare” është kokë më kokë me “Please Excuse Me for Being Antisocial,” albumi i parë i Roddy Ricch. Për ironi të fatit, “The Box” e Roddy Ricch mundi “Yummy” të Justin Bieber dhe u rendit në vend të parë, edhe pse Justin u lut dhe u përgjërua në Instagram që fansat ta dëgjonin sa më shumë të ishte e mundur që kënga të kthehej në hit. Ngaqë fansat e Selena-s donin t’i prishnin punë Justin, dëgjuan “The Box” sa mundën dhe i hapën rrugë albumit të Roddy Ricch që të bëhej konkurrent i fortë i “Rare.”

“Sapo zbulova se albumi im është kokë më kokë me një tjetër artist të mrekullueshëm,” thotë Selena në një tjetër video. “E kam thënë dhe më herët që numrat s’më interesojnë, por do të doja shumë që albumi më i rëndësishëm i jetës sime të renditej në vend të parë. po mundët, dëgjojeni ose blijeni, do ta vlerësoja shumë.”

Të këshilluara

Pussycat Dolls vazhdojnë turneun

‘Pussycat Dolls’  u formua si grup në 2003 për tu ndarë një dekad më pas. Nicole Scherzinger e cila fitoi famë si liderja e grupi të vajz...

12:46

Cardi B, gati për tu futur në politikë

Cardi B mund të jetë shumë shpejt një politikane.27-vjeçarja ka treguar se do të jetë pjesë e politikës në Amerikë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twi...

12:00

Fifi: Nuk marr më pjesë në Këngë Magjike

E ftuar në emisionin ‘Treshat’, Fifi ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren Eneda Tarifa, pas fitores së kësaj të fundit në kompeticion...

11:20

Rihanna ndahet nga i dashuri

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, është ndarë nga miliarderi arab,Hassan Jamee. Burime për ‘US Weekly’ kanë raportuar se dyshja i kanë dhënë fun...

10:50

Ariana Grande paditet për këngë të vjedhur

Ariana Grande është paditur për shkelje të të drejtës autoriale, nga një këngëtar hip-hopi, i cili pretendon se këngëtarja ka kopjuar nga ai refrenin e këngës “...

19:18

Paditen motrat Jenner

Një kompani 161-vjeçare e të brendshmeve ka paditur dy motrat, Kylie dhe Kendall Jenner për hskelje të të drejtës së autorit. Sipas komanisë, dy motrat kanë ...

15:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI