Flash

Zhdukja e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit

Lapsi.al 17 January 2020
Zhdukja e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen

Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit.

Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetimi pas mungesës së kapitenit, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.

Të këshilluara

Kavajë, zjarr në një fabrikë dyshekësh

Një fabrikë dyshekësh është përfshirë nga flakët në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe forcat...

19:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI