Flash

Studimi/ Pse i kafshojmë njerëzit që duam

Lapsi.al 17 January 2020
Studimi/ Pse i kafshojmë njerëzit që duam

Ju ka ndodhur që gjatë momenteve të përkëdheljeve me partnerin ose dikë që doni shumë të keni dëshirën ta kafshoni dhe të mos i rezistoni dot kësaj dëshire?

Përse e bëjmë? A është e pavetëdijshme? Çfarë do të thotë në veçanti?

Disa njerëz mendojnë se të kafshosh një person është një qëndrim sadomazokist, por nuk ka asnjë lidhje me të. Është vetëm një reagim i shkaktuar nga pasioni që ndjen për tjetrin. Është një veprim krejtësisht natyral, edhe nëse mendoni se është një dëshirë e paarsyetuar. Shkencëtarët nga Universiteti Yale në Shtetet e Bashkuara e kanë studiuar këtë sjellje.

Ekspertët e quajtën këtë fenomen ‘agresivitet’ të butë pas një serie analizash që treguan se ky veprim ndikon në kontrollin e emocioneve. Studiuesit shprehen se ne kemi tendencë t’i rregullojmë emocionet tona në mënyra të ndryshme. Për shembull, kur jemi të zemëruar dhe zgjedhim të numërojmë deri në 10 për të menaxhuar zemërimin, e bëjmë se pse e dimë që mund të kemi pasoja negative nëse veprojmë pa u menduar, shkruan Living.

Truri ynë është i ndërtuar nga tre pjesë, i ndarë në ndjenja, emocione dhe instinkte, e ndonjëherë i shprehim emocionet tona me nxitim.

Studiuesit theksojnë se në rastet kur nuk është e mundur të përmbahet dëshira për të kafshuar buzët e partnerit, kjo do të thotë se është një tjetër mënyrë për të treguar dashurinë dhe pasionin për të.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI