Flash

Pengmarrje në Kamëz, policia në ndjekje të makinës

Lapsi.al 17 January 2020
Pengmarrje në Kamëz, policia në ndjekje të makinës

Një person është marrë peng sot në Kamëz. Policia në një njoftim paraprak bën me dije se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Kamëz/Informacion Paraprak 

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Kavajë, zjarr në një fabrikë dyshekësh

Një fabrikë dyshekësh është përfshirë nga flakët në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe forcat...

19:47

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI