Flash

Padia për sterilizimin/ A do fillojë SPAK me hetimin e koncesioneve?

Lapsi.al 17 January 2020
Padia për sterilizimin/ A do fillojë SPAK me hetimin e koncesioneve?
    Pa u mbushur ende një muaj nga dita kur lëvizja "Nisma Thurje" dorzoi një padi pranë prokurorisë speciale SPAK për  koncesionin e sterilizimit, burime nga kjo prokurori bënë me dije se hetimi do të fillojë nga e hëna dhe se për këtë dosje janë caktuar dy prokurore. Por në informacionin tejet opak, ku thuhej se do të merreshin në pyetje 20 personat e parë, nuk jepeshin as emrat e atyre që do të merreshin me dosjen as ata që do të pyeteshin për të. Ky sinjal fare i vogël, që duket sikur do të fashisë zhurmën rreth ngjarjes ka ngritur edhe njëherë dyshimin: A kemi mbërritur në pikën kur do të hetohet korrupsioni i qeveritarëve. Lexo më tej:

Padia qytetare që sfidon SPAK: “Hetoni koncesionin e dyshimtë të sterilizimit”

Aktivistët e Nismës e kanë përshëndetur këtë hap të SPAK, por megjithatë është shumë shpejt për të qenë optimistë. Ata dorëzuan në 23 dhjetor 2019 padinë e tyre e cila bazohej në këtër shtylla kryesore: 1)dyshimin nëse ky koncesion ishte i nevojshëm apo jo , 2) dyshimin për kushtet dhe rrethanatat e dhënies së tij, 3) dyshimin në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe 4) dyshimin për çmimin e saj marramendës. Edhe më parë mjeku urolog, Artan Koni që ishte një nga dorzuesit e padisë pati denoncuar me dy video atë që ai e quan "grabitje kolosale". Sipas tij koncesionari i strelilizimit "Sani Service" po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave që ai ka mbledhur gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria ka bërë kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash (video poshte shpjegon gjithe dyshimet). Kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshimet e opozitës dhe mediave. Pas një investigimi të BIRN, që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali. I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra. Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore. Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar. Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Pikërisht kjo kompani dhe përfaqësuesit shtetërorë që kanë bërë të mundur që ajo të marrë këtë vit 7 milionë euro (3,6 më shumë se parashikimi) do të merren në pyetje nga fillimi i javës tjetër nga prokuroria speciale SPAK. Ndonëse është shumë shpejt të vihet bast se drejtësia e re do të na tregojë të vërtetën e koncesioneve, ky mund të konsiderohet si hapi i parë i përballjes së saj me to. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI