Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Negociatat/ Përplasja franko-gjermane mund të favorizojë Tiranën

Lapsi.al 17 January 2020
Negociatat/ Përplasja franko-gjermane mund të favorizojë
Problemet që ka Shqipëria në lidhje me hapjen e negociatave dhe mospërmbushjen e kushteve, me sa duket janë mpakur përballë diferencave që ka Franca me Gjermaninë në kuadër të projektit të zgjerimit të BE. Pengesat që ka shfaqur presidenti francez me sa duket e kanë bërë kancelaren të jetë edhe më e vendosur për të kërkuar çeljen e një drite pozitive për Tiranën dhe Shkupin.Në një konferencë shtypi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili njohet për qëndrimet e tij pro zgjerimit Merkel tha ndër të tjera se "është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ". Kancelarja gjermane u shpreh pro çeljes së negociatave me të dy vendet njëherazi, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë, madje duke mos i përmendur fare kushtet e Bundestagut për vendin tonë, por duke shënuar si sukses procesin e diskutueshëm të vettingut: "Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat", tha ajo ndër të tjera. "Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha kancelarja gjermane. Merkel tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars. Nëse në rastin më të mirë do të ketë ndonjë lajm pozitiv ai pritet të jepet gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, në maj të këtij viti. Kjo shpresë u ndez pak ditë më parë pas një takimi në Paris të kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq me presidentin francez Emmanuel Macron. Pikërisht në 7 janar, Emmanuel Macron i tha Plenkoviçit,  se Franca është e gatshme të rishohë qëndrimin e saj nëse ndryshon metoda e negociatave”.  Siç informoi atëhere gazeta franceze le Monde Makron u mësua të ketë thënë: “Për ne, ky është një parakusht, që mbështetet nga rreth 15 vende anëtare të Bashkimit Europian”. Po të njëjtën gjë konfirmoi edhe Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian: “Nëse ka një marrëveshje për të modernizuar procesin e zgjerimit, unë besoj se ka hapësirë për përmirësim,” mbështeti ai pas një vizite në Zagreb. Në fund të vitit 2019, Franca sugjeroi të zëvendësojë procedurën e vështirë të negociatave aktuale (35 “kapituj” që mbulojnë të gjitha politikat e BE) me një proces shtatë hapash “konkret, gradual, rigoroz” . “Ky është një process që i bind njerëzit” tha atëhere presidenti Macron. Lexo më tej:

Negociatat/ Plani me 7 pika i Makron për antarësimin në BE

Pikërisht për realizimin e këtij pretendimi francez është angazhuar edhe Gjermania e cila me sa duket do të plotësëjë dëshirën e Makronit, për të marrë mbrapsht heqejen e vetos të Parisit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe nëse ky plan fillon të funksionojë, pra nëse kontradiktat franko -gjermane për zgjerimin fillojnë të fashiten, Tirana do të jetë më e avantazhuar. Sepse përpara kushteve të Bundestagut do të prevalojë pakti i të mëdhejve që mund të na japë më në fund hapjen e negociatave pas një kalvari cfilitës dhe turpërues.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI