Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Opozita, më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij

Lapsi.al 17 January 2020
Opozita, më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij

Silogjizmi është një arsyetim, ku nga dy pohime që quhen premisa, ndër të cilat njëra është primarja, tjetra sekondarja, me deduksion nxjerrim një konkluzion. Për shembull, premisa 1: me Edi Ramën Kryeministër, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Premisa 2: Edi Rama është Kryeministër-konkluzioni: në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ky silogjizëm u kthye në parullën e aksionit politik, me të cilin opozita braktisi Parlamentin dhe i nxori njerëzit nëpër protesta me thirrjen “Rama ik!”. Ishte një aksion që u drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve me argumentim shtesë, shumë të rëndësishëm, se, nëse rrimë në Parlament në kushtet kur Rama ka kapur të gjitha institucionet, nuk bëjmë asgjë pozitive, përveçse shërbejmë si fasadë e këtij regjimi që nuk ndryshohet dot me mjete institucionale. Synohej kështu krijimi i një krize që do të vinte Ramën në kushtet e dorëheqjes, të pranimit të një qeverie teknike që do të punonte për pastrimin e politikës nga krimi dhe do të përgatiste zgjedhje të lira (ndonëse duhet pranuar se nuk u artikulua asnjëherë qartë e shkoqur roli i kësaj qeverie teknike dhe koha e punës së saj.)

Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit.

Që pas 30 qershorit, opozita ka marrë kthesën për nga një aksion politik tjetër, të bazuar në një silogjizëm tjetër, i cili mund të formulohet kështu: me një Reformë Zgjedhore të përshtatshme (sipas udhëzimeve OSBE/ODIHR) bëhen zgjedhje të lira; ne po e bëjmë këtë Reformë. Konkluzioni: në Shqipëri, pas Reformës, do të ketë zgjedhje të lira. Si shtesë kjo shoqërohet me një tezë të pakonfirmuar se fill pas kësaj Reforme do të ketë zgjedhje të parakohshme, për çka kanë hyrë garant edhe ndërkombëtarët, që po tregohen shumë të kënaqur që në Shqipëri po mbyllet kriza.

A ka një kundërshti themelore midis aksionit të parë dhe këtij të dytit? Për mua, kjo kundërshti ekziston dhe, fatkeqësisht, po mbulohet nga opozita me arsyetime të pabesueshme, plot ambiguitete. Sepse, p.sh., nëse thua se me Edi Ramën Kryeministër (çka nënkupton në krye të të gjitha strukturave ligjore dhe joligjore, policore publike dhe private që kontrollojnë e vjedhin votën) nuk mund të ketë zgjedhje të lira, vështirë se mund të bindësh kënd se këto struktura do t’i neutralizosh me një reformë që, për më tepër, do ta bësh së bashku me vjedhësit. Kujtoj se në versionin e parë, këtë reformë e shumëçka tjetër do ta bënte qeveria teknike, pra, jemi shumë larg tij.

I ndodhur nën presionin e atyre që i vënë në dukje këto kundërshti, Lulzim Basha u përpoq të na bindë se midis aksionit të parë dhe atij të dytë nuk ka kundërshti, por vazhdimësi. Sipas tij, dalja nga Parlamenti dhe i gjithë aksioni jashtëinstitucional ishte frytdhënëse sepse ndërgjegjësoi ndërkombëtarët se këtu kemi një regjim që vjedh e manipulon votën (çka e tregojnë edhe nëntë kushtet që kanë vënë gjermanët), duke krijuar kushte të reja, në të cilat Rama ka humbur kredibilitet dhe legjitimitetin që i jepnin ndërkombëtarët, është diskredituar edhe brenda vendit, prandaj mund të shkojmë në zgjedhje të lira dhe t’i fitojmë ato. Këtyre argumenteve, Basha iu shtoi së fundmi edhe atë se opozita nuk ka hequr dorë as nga kërkesa për largimin e Ramës, as nga ajo për qeveri teknike dhe as nga premtimi se njerëz si Gjiknuri do të paditen e do të çohen në gjyq për vjedhjen e votës. Mirëpo, kjo duket se po thuhet për të qetësuar atë pjesë të shumtë, që te kjo Reformë sheh një braktisje të zotimeve të mëhershme dhe që, pas aktit të fundit, i është kthyer fort identifikimit të të dyja palëve me sistemin.

Shkurt, mua më duket se opozita po bën një sforco të madhe për të mos e paraqitur këtë që po bën si një dorëzimin përballë sistemit. Nëse duam të vërtetën, gjykoj se jemi shumë më afër asaj po të themi se ulja në tryezën e një Reforme Zgjedhore, që nuk premton thuajse asgjë për sa i përket ndryshimit që kërkohet për t’u çliruar nga shteti i kapur nga bandat e Ramës, është thjesht një “modus viventi”, e gjetur për të kryer një akt bindjeje nga ana e opozitës ndaj sistemit që ka denoncuar, ndaj diktatit të ndërkombëtarëve, por duke mos e turpëruar atë plotësisht.

Po çfarë mund të bënte opozita, do të thotë dikush. Sipas meje, të punonte për mbështetje popullore deri më 2021 dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar, por mbështetjes së një regjimi (që po bëhet gjithnjë e më i egër), i të cilit ata nuk pranojnë të bëhen fasadë. Kurse kështu skenari më i mundshëm që shoh në zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi – qofsha i gabuar – është ky: Rama, me aprovimin e Reformës, mund të marrë hapjen e negociatave (që, e përsëris, Perëndimit i duhen për arsye gjeopolitike, aspak për shqiptarët), do t’i përdorë ato si shenjë suksesi, madje duke ia veshur vonimin e tyre krejtësisht opozitës dhe pastaj mund edhe të shkojë (së bashku me strukturat e tij të paprekura) në zgjedhje të parakohshme, të cilat në kushtet ku gjendemi i fiton.

Uroj që të mos ndodhë kështu, por pyetja që shtrohet është: po ndodhi kështu, çfarë i mbetet më opozitës të bëjë? Apo mos vallë nuk ka kuptim ta ngremë këtë pyetje sepse edhe ata e dinë se mund të ndodhë kështu, por kanë bërë kalkulimin: më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij?

Panorama

Të këshilluara

Serbia po jeton me harresën

Elita politike, intelektuale, religjioze serbe dhe e Serbisë po iu rikthehet rrëfimeve të viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar 1. Banjallukë - Çdo mën...

10:19

Pse po vonohet Albin Kurti?

Marrëveshje nuk pati as sot, ndonëse biseduan tri orë. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin kohë sa të donin, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh periudhë p...

21:54

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e ...

14:41

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një...

15:26

Opereta shqiptare e mini Shengenit

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosov...

11:22

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI