Flash

KODET/ Si të zbuloni kush e përgjon telefonin tuaj

Lapsi.al 17 January 2020
KODET/ Si të zbuloni kush e përgjon telefonin tuaj

Me ndihmën e shumë pak kodeve, mund të zbuloni më shumë për të dhënat e celularit tuaj, si dhe të gjeni nëse mesazhet dhe informacioni juaj janë të mbrojtur, apo nëse po ju gjurmojnë e përgjojnë.

Ekzistojnë kode speciale të radhitura në galërinë e mësipërme me të cilët dikush mund të gjejë vendndodhjen tuaj.

Për këtë ju nevojitet “utility netmonitor”. Shtypni një prej kodeve të mëposhtëm:

për iPhone: *3001#12345#*

për Android: *#*#4636#*#* ose *#*#197328640#*#*.

Hapi 1: Shkoni tek UMTS Cell Environment dhe më pas UMTS RR info dhe shkruani të gjithë numrat që keni tek Cell ID. Këta numra janë stacionet bazë që ndodhen aty rrotull jush. Telefoni juaj do të lidhet automatikisht me atë që lëshon sinjalin më të mirë.

Hapi 2: Kthehuni tek menuja kryesore dhe klikoni në MM, më pas Serving PLMN. Shkruani numrat që ndodhen nën Local Area Code (LAC).

Hapi 3. Me ndihmën e këtyre dy numrave dhe një faqe interneti të zakonshme (tab-i i katërt nga e majta) mund të përcaktoni vendndodhjen në hartë të stacionit bazë me të cilin është lidhur telefoni juaj.

Image

Me këtë kod, mund të gjeni nëse telefonatat, mesazhet dhe të dhëna të tjera po devijohen diku.

Statusi i llojeve të ndryshme të devijimeve bashkë me numrin tek i cili po transferohet informacioni, do të shfaqen në ekranin e celularit tuaj.

Shpesh herë të moshuarit bëhen viktima të kësaj praktike, kur ia japin telefonin një të huaji që të bëjë një telefonatë.

Image

Bjerini këtij kodi dhe do të gjeni se ku po ridrejtohen telefonatat, mesazhet dhe të dhënat, nëse duket sikur njerëzit nuk arrijnë t’ju telefonojnë dot.

Shanset janë që në këtë rast telefonatat tuaja po ridrejtohen tek numrat e operatorit të telefonisë celulare ku jeni abonent.

Image

Ky është kodi universal për të çaktivizuar të gjitha format e ridrejtimit nga telefoni juaj. Eshtë ide e mirë ta përdorni përpara se të përdorni roamingun.

Image

Me ndihmën e këtij kodi, ju mund të gjeni IMEI-in (International Mobile Equipment Identifier). Nëse dini këtë numër, mund të gjeni telefonin tuaj nëse dikush jua vjedh. Kur është ndezur, vendndodhja e tij do i përcillet menjëherë operatorit të rrjetit, qoftë edhe nëse vendoset një tjetër kartë SIM.

Të këshilluara

Fotot më të bukura të dekadës së fundit

Oscar Pistorious që ecën pa këmbët protezë dhe përmbytja e anijes “Costa Concordia”. Janë këto dy nga fotot e dekadës, por jo vetëm. Fotografët shpesh janë ata ...

23:34

5 gabimet që ju lënë zgjuar gjithë natën

Rrotullohesh për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur? Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë? Shikon vazh...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI