Flash

Keni plane për fundjavën? Moti ndryshon nesër pasdite

Lapsi.al 17 January 2020
Keni plane për fundjavën? Moti ndryshon nesër pasdite

Jemi në pikun e dimrit, dhe moti po tregon qëndrueshmëri. Sipas meteorologëve, situata do të vazhdojë e kthjellët deri pasditen e të shtunës. Më pas parashikohet shtim i vranësirave gjatë fundjavës.

“Në zonat e ulëta do të kemi shira të dobëta dhe në zonat malore reshje të pakta dëbore”, ka thënë Adiola Bani, meteorologe.

Meteorologia tregon se ne vazhdim do të kemi rënie të temperaturave kryesisht në mëngjes, ndërsa mesdita do të jetë me diell dhe tempereraturat do të luhaten në 13-14 gradë.

“Java që vjen parashikohet me diell. E hëna dhe e marta do të jenë të ftohta”, shprehet Bani.

Megjithëse janar nuk ka gjasa për reshje dëbore.

“Janari do të jetë pa dëborë dhe i thatë pa reshje, pasi ka patur pak reshje. Për Tiranën as diskutohet bora gjatë këtij muaji të parë të vitit”, shton më tej/tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI