Flash

Dosja për 'Toyota Yaris' me 3.4 milionë euro, gjykata liron nga burgu të akuzuarit

Lapsi.al 17 January 2020
Dosja për 'Toyota Yaris' me 3.4 milionë euro, gjykata liron

Gjykata e Tiranës ka lehtësuar sot masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ për 6 të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Katër prej tyre Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika ishin në qelitë e paraburgimit, ndërsa dy të tjerët Elvis dhe Alfred Vladi, ende nuk janë arrestuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtër.

Masat e sigurisë për 6 të dyshuarit janë ndryshuar disa herë nga gjykata.

Më 6 nëntor 2019, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të akuzuarit, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Më 4 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rivendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa tani të akuzuarit janë të lirë dhe kanë detyrim të paraqiten vetëm kur institucionet e drejtësisë i kërkojnë.

Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri akuzohen për “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Elvis dhe Alfred Vladi dyshohet se janë personat që do të merrnit 3,4 milionë eurot e transportuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI