Gjykata e Leçes ka marrë vendimin për dëminim me 136 vite burg për 5 shtetas italianë e 13 shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit të koduar "Fiori di Primavera" i ekzekutuar në 12 shkurt të 2019 nga Antimafia Italiane.
Vendimi është marrë për 19 nga 27 personat e vënë në urdhër arresti (21 shqiptarë e 6 italianë) që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
Është lënë i lirë shqiptari Klajdi Malo 24 vjeç si person i jo përfshirë me akuzat e krimit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë e është dënuar në mungesë me 13 vite e 4 muaj heqje lirie si person i shpallur në kërkim shqiptari Dorian Pashaj 34 vjec.
Hetimet 2 vjeçare të operacionit "Fiori di Primavera" çuan në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në Leçe e Brindizi e degëzime në të gjithë territorin italian e kryesisht në rajonet Toscana, Liguria, Lombardia, Emilia Romagna, Siçili e Calabria.
Droga trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria në Itali depozitohej në Salento e më pas transportohej në të gjithë territorin italian.
Përveç drogës trafikohej dhe armë e municione.
Operacioni "Fiori di primavera" u ekzekutua në bashkëpunim me autoritetet policore e gjyqësore shqiptare.