Flash

Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Reagon ashpër Berisha: Tradhtar i kombit

Lapsi.al 16 January 2020
Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Reagon ashpër Berisha: Tradhtar i

Pas dorëzimit të padisë që Edi Rama bëri ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, për shpifje, ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha. 

Në një postim në “Facebook”, Berisha shpërthen në akuzua te forta ndaj Ramës, duke e quajtur tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qënies kombëtare shqiptare.

Postimi i Berishës

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven. sb

Të këshilluara

880 vende të lira pune në shtet

Plot 880 punonjës janë planifikuar për tu rekrutuar si pjesë e administratës shtetërore gjatë vitit 2020. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar planin vjeto...

19:51

OSHEE mbyll vitin me 64 milionë euro humbje

Katër vite pas reformës energjitike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) i kthehet bilanceve negative. Kompania ka raportuar se pret ta mbyl...

19:15

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI