Flash

(FOTO) Kush është 23-vjeçari i plagosur në Elbasan. Si i shpëtoi mrekullisht vdekjes përballë kallashnikovit

Lapsi.al 16 January 2020
(FOTO) Kush është 23-vjeçari i plagosur në Elbasan. Si i

Detaje te reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur pas mesnate në Elbasan ku mbeti i plagosur një 23-vjeçar.

Kei Piu (në foto) u gjet i plagosur jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dyshohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23-vjeçarit i cili figuron me precedentë penalë. Qëllimi i atentatit ka qenë eliminimi i 23-vjeçarit por një incident me armën e autorëve ka bërë që ai të shpëtojë mrekullisht, thanë burimet. Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikov po u ishte bllokuar arma pas gjuajtjes së dytë.

Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme.

I riu u gjet i plagosur nga policia dhe u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që janë disa të shoqëruar.

Të këshilluara

880 vende të lira pune në shtet

Plot 880 punonjës janë planifikuar për tu rekrutuar si pjesë e administratës shtetërore gjatë vitit 2020. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar planin vjeto...

19:51

OSHEE mbyll vitin me 64 milionë euro humbje

Katër vite pas reformës energjitike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) i kthehet bilanceve negative. Kompania ka raportuar se pret ta mbyl...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI