Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Detajet/ 23-vjeçari e njihte autorin, si i shpëtoi plumbave i riu në Elbasan

Lapsi.al 16 January 2020
Detajet/ 23-vjeçari e njihte autorin, si i shpëtoi plumbave i riu

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 23-vjeçarit Kei Piku në Elbasan.

I riu dhe autori i krimit njiheshin me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Po ashtu mësohet se gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe pasi dëgjoi të shtënat me armë, tentoi që të futej në një lokal. Por një plumb e kapi atë në këmbë, ndërsa fatmirësisht arma e autorit u bllokua pas gjuajtjes së dytë.

Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati Dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme dhe ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

I riu u gjet i plagosur nga policia dhe u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që janë disa të shoqëruar.

Të këshilluara

880 vende të lira pune në shtet

Plot 880 punonjës janë planifikuar për tu rekrutuar si pjesë e administratës shtetërore gjatë vitit 2020. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar planin vjeto...

19:51

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI