Flash

Pas lajmit se do bëhet pjesë e ‘Sanremos’, Alketa falenderon bashkëshortin

Lapsi.al 15 January 2020
Pas lajmit se do bëhet pjesë e ‘Sanremos’, Alketa

Alketa Vejsiu po përgatitet për një tjetër eksperiencë, atë të bashkëprezantueses në “Sanremo 2020”. Mes shumë emrash të njohur, Alketa do të dalë në skenë për të realizuar, siç thekson ajo, ëndrrën për të cilën ka investuar prej vitesh.

Së fundmi, Vejsiu ka publikuar një video të një fjalimi të gjatë, ku është përmendur shumëçka. Duke rrëfyer pjesë nga rrugëtimi i saj, Alketa ka treguar se sekreti i suksesit për të ka qenë nxitja dhe mbështetja e njeriut që dashuron. “…Më ka mësuar se kur e do një grua fort, duhet ta mbështesësh në ëndrrën e saj! Dashuria, forca dhe frymëzimi im. Për këtë jam një vajzë me fat”, kanë qenë këto disa nga fjalët e Alketës dedikuar të shoqit.

“Guxo të ëndërrosh”, e ka përmbyllur shkrimin e saj Vejsiu

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjizori Fehmi Oshafi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i njohur i filmit “Kapedani”. Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Në vitin ...

12:10

Will Smith: Isha xheloz për gruan dhe Tupac

Në intervistën e fundit në “The Breakfast Club,” Will Smith pranoi se s’i ka pëlqyer ndonjëherë miqësia e ngushtë e Jade Pinkett Smith dhe Tupac Shakur. Mode...

21:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI