Flash

Ngricat në Korçë, 20 persona me fraktura në spital

Lapsi.al 15 January 2020
Ngricat në Korçë, 20 persona me fraktura në spital

Ditën e sotme, nga prezenca e akullit në rrugë, në spitalin e Korçës janë paraqitur 20 raste me fraktura të ndryshme.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se nga keto raste dy prej personave kanë marrë dëmtime në gjymtyrë si dhe thyerje janë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Personat e tjerë qe janë paraqitur në spitalin e Korçës kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar drejt banesave të tyre ndërsa një prej pacientëve ende vijon të marrë shërbim mjekësor në spital.

Sipas mjekëve kjo ka ndodhur nga pakujdesia pasi trotuaret me cipa akulli në ngjyrë të erret duken si te parrezikshme.

Prej dy ditësh juglindja është pushtuar nga mjegulla e cila ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Mjegulla dhe akulli prezent gjatë këtyre dy ditëve, ka sjellë pasoja në njerëz ashtu siç jane rastet e lartpërmendura por edhe aksidente të lehta gjatë ditës së sotme vetëm me dëme materiale si pasojë e akullit.

Të këshilluara

Tre aksidente në Korçë nga akulli e ngrica

Qyteti i Korçës u zgjua mëngjesin e sotëm me prani të akullit në rrugë dhe trotuare. Situata ishte e vështirë që në orët e para të mëngjes. Probleme janë ...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI