Flash

Kolona zanore e James Bond do të realizohet nga 18-vjeçarja Billie Eilish

Lapsi.al 15 January 2020
Kolona zanore e James Bond do të realizohet nga 18-vjeçarja Billie

Këngëtarja 18-vjeçare Billie Eilish do të jetë artistja që do të realizojë kolonën zanore të filmit të ri të James Bond.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga producentët e filmit në Twitter. “Kënga “No time to die” do të këndohet nga Billie Eilish. Billie e ka shkruar këngën së bashku me vëllain e saj Finneas dhe është kthyer kështu në artisten më të re në historinë e filmave ‘Bond’ që shkruan dhe performon kolonën zanore,”-shkruhet në Twitter.

“Është çmenduri të jesh pjesë e kësaj në çfarë do mënyrë. ‘James Bond’ është seria e filmave më të bukur që ka ekzistuar ndonjëherë, unë jam ende në shok ,”-është shprehur këngëtarja duke e quajtur pjesëmarrjen e saj një ‘nder të madh’.

Dy kolonat e fundit zanore të filmave “Bond”, “Skyfall” nga Adele dhe Writing’s On The Wall nga Sam Smith kanë fituar të dy çmimin Oscar për kolonën zanore më të mirë.

Kohë më parë u lakuan edhe emra të tjerë artistësh lidhur me këtë kolonë zanore duke përmendur këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe divën e muzikës Beyoncen.

Të këshilluara

Pas 9 vitesh lidhje, ndahet Vanessa Hudgens

Dashurisë 9-vjeçare të Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, i erdhi fundi Sipas Us Weekly, ylli i "High School Musical" dhe aktori janë ndarë, por deri tani la...

15:02

Ndahet nga jeta regjizori Fehmi Oshafi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i njohur i filmit “Kapedani”. Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Në vitin ...

12:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI