Flash

Dua Lipa e ftuara speciale e edicionit të 70 të Sanremos

Lapsi.al 15 January 2020
Dua Lipa e ftuara speciale e edicionit të 70 të Sanremos

Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s.

Këngëtarja është e dyta nga vajzat me origjinë shqiptare që do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit të mirënjohur italian, pas Alketa Vejsiut.

Mediat italiane shkruajnë se Dua Lipa do të përfitojë nga rasti për të promovuar turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, për të cilin do të udhëtojë sërish në Itali në fund të prillit. Emri i turneut është marrë nga albumi i saj i dytë, që do të dalë këtë pranverë, i cili përmban hitin “Don’t start now”.

E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”, ditën e djeshme, Alketa Vejsiu dha lajmin e bukur se do të jetë moderatore në “Sanremo”, së bashku me një sërë figurash të njohura të skenës në Itali, si si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

Prezantuesi kryesor Amadeus konfirmoi edhe pjesëmarrjen e këngëtarit Massimo Ranieri, i cili do të bëjë duet me Tiziano Ferro-n dhe popstar-in britanik Mika.

“Ne po punojmë për të nënshkruar kontrata me emra të tjerë të njohur si Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjizori Fehmi Oshafi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i njohur i filmit “Kapedani”. Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Në vitin ...

12:10

Will Smith: Isha xheloz për gruan dhe Tupac

Në intervistën e fundit në “The Breakfast Club,” Will Smith pranoi se s’i ka pëlqyer ndonjëherë miqësia e ngushtë e Jade Pinkett Smith dhe Tupac Shakur. Mode...

21:15

Alketa Vejsiu prezantuese e “Sanremo 2020”

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës. Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2...

16:41

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI