Flash

Dobësimi i Adele për të birin (Foto)

Lapsi.al 15 January 2020
Dobësimi i Adele për të birin (Foto)

Adele është bërë kryefjala e titujve rreth e rrotull botës që kur u dobësua drastikisht, por këngëtarja nuk ra në peshë që të blinte një masë më të vogël fustani.

Një burim tha për People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e ushtrimeve që të ishte një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo. “Është shumë e thjeshtë të fokusohesh te transformimi fizik, por pas tij fshihet diçka më e rëndësishme,” zbuloi burimi. “Arriti në atë pikë sa s’ndihej mirë. E dinte që duhej të ndryshonet diçka sepse synon të jetë sa më e shëndetshme për të birin.”

“Rënia në peshë s’kishte kurrë synim të qenit më e dobët. Donte të ishte më e shëndetshme dhe ta trajtonte më mirë trupin e saj. Adele hoqi dorë nga alkooli dhe po ha ushqime organike. Sidoqoftë, ka filluar t’i pëlqejë mënyra si duket tani. Ka më shumë vetëbesim, vishet ndryshe dhe është më e lumtur.” Adele i habiti të gjithë kur u shfaq në festën e ditëlindjes së Drake me 30 kg më pak dhe që nga ajo ditë, s’kemi pushuar së foluri për të.

Të këshilluara

Babai i Meghan, kundër saj në gjyq

Bota është tepër kurioze të dijë se çfarë do të bëhet në të ardhmen me Meghan Markle dhe Princ Harry tashmë që ata hoqën dorë nga titujt mbretërorë. Mirepo d...

20:32

Mbretëresha reagon pas largimit të Meghan

Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet lidhur me shkëputjen e Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, ka ardhur dhe reagimi i Mbretëreshës E...

16:38

Ndahet nga jeta aktori turk

Aktori dhe muzikanti i njohur turk Recep Aktug ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 65 vjeçare si pasojë e një sëmundje në mushkëri. Aktug, që njihet nga ne s...

16:29

Pas 9 vitesh lidhje, ndahet Vanessa Hudgens

Dashurisë 9-vjeçare të Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, i erdhi fundi Sipas Us Weekly, ylli i "High School Musical" dhe aktori janë ndarë, por deri tani la...

15:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI