Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

Lapsi.al 15 January 2020
Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit
Lulzim Basha ka dalë sot për të fashitur dyshimet e elektoratit opozitar, se ulja në tryezën e reformës zgjedhore është një tradhëti ndaj kauzës radikale një vjeçare. Ai është shfaqur këtë të mërkurë në një konferencë shtypi, ku kishte rreshtuar në mënyrë butaforike të gjithë personalitetet që i kanë mbetur në PD dhe me tone të ashpra ka theksuar se kush është kundër fillimit të këtij procesi, ose paguhet nga Rama, ose është naiv i gënjyer nga propaganda e tij, ose ka një qasje revolucionare dhe jo europiane për ndryshimin e Shqipërisë.

Andi Bushati: Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

Basha është përpjekur të argumentojë se ajo që ndodhi me krijimin e këshillit politik është një sukses i opozitës që i bindi edhe ndërkombëtarët se dialogu duhet të zhvillohet jashtë kuvendit të krimit, dhe të miratohet pa i lëvizur asnjë presje prej tij. Por krahas kësaj fitoreje basha është paraqitur edhe si garant i rrugës radikale që  ka udhëhequr këto 12 muaj. AI ka pohuar me forcë se largimi i Edi ramës sa më shpejt të jetë e mundur mbetet qëllimi kryesor, se i përmbahet platformës së partive opozitare të prillit të kaluar për një qeveri tranzitore para zgjedhjeve, se nuk do të ketë asnjë amnisti për vjedhësit e votës, si Dako, Gjiknuri, Lala, Avdylajt, etj.

Basha i prerë: S’ka amnisti për Dakon, Gjiknurin, Ymer Lalën dhe Avdylajt

Madje edhe urgjencën për të miratuar brenda 15 marsit ndryshimet e reformës zgjedhore, Basha i përligji me dëshirën për të krijuar sa më parë mbajtje e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale sa më parë që të jetë e mundur. Ai ka bërë një prapaktheu verbal edhe ndaj grupeve të shoqërisë civile, që nuk janë me PD por kërkojnë ndryshimin e sistemit. Ndryshe nga qëndrimet refraktare që mbajti ditët e fundit ndaj mundësisë të zgjedhjeve me lista të hapura, ai tha se PD do të bëjë të mundur që në këshillin politik të diskutohet të gjitha nismat dhe propozimet. Këto përbetime, se me uljen në tryezën e reformës zgjedhore PD nuk ka tradhëtuar asnjë nga qëndrimet e saj të deritanishme, erdhën pas reagimeve të forta ditën e djeshme. Pasi panë Bylykbashin dhe Vasilin përkrah Gjiknurit dhe Rudian Hajdarit, të gjithë ata që kreu actual nxori jashtë partied y vite më parë u riaktivizuan publikisht, në rrjetet sociale u shtuan dyshimet për ndryshim kursi, kurse në një testim të zhvilluar nga emisioni “Opinion” për këtë temë, rreth 70% e të pyeturve ishin të pakënaqur me një marëveshjeje të mundshme.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI