Flash

Basha: Çfarë u arrit në tryezën e Reformës Zgjedhore me presionin e ndërkombëtarëve

Lapsi.al 15 January 2020
Basha: Çfarë u arrit në tryezën e Reformës Zgjedhore

Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë tre kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, ndërsa falënderoi ndërkombëtarët para kamerave, duke thënë se tryeza e djeshme u arrit falë presionit të tyre.

Basha tha nga selia e PD se kushtet e opozitës së bashkuar janë shkëputja e politikës nga krimi, ndëshkimi i krimit elektoral dhe marrja e vendimeve për Reformën Zgjedhore mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës.

“Lufta e krimit në politikë, ndëshkimi i krimit elektoral nga Dibra e kudo, janë dy kushte të opozitës së bashkuar. Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseduopozita e blerë më paratë e krimit dhe oligarkisë. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist+patericat e veta. Këto janë tre kushtet tona,

Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm, të cilat u arritën për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri.

Një falënderim për Bundestagun gjerman dhe CDU/CSU, që i dhanë fund një periudhe të dëmshme, cinike në Shqipëri. Falënderim edhe për ndërkombëtarët në Tiranë, SHBA, BE, në veçanti britanikun, përmes tyre u vu në lëvizje mekanizmi i opozitës”, tha Basha.

Të këshilluara

Tre aksidente në Korçë nga akulli e ngrica

Qyteti i Korçës u zgjua mëngjesin e sotëm me prani të akullit në rrugë dhe trotuare. Situata ishte e vështirë që në orët e para të mëngjes. Probleme janë ...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI