Flash

Arsyeja e vërtetë e largimit të Meghan nga mbretëria

Lapsi.al 15 January 2020
Arsyeja e vërtetë e largimit të Meghan nga mbretëria

Situata është zhvilluar me shpejtësi që kur Meghan Markle dhe Princ Harry shokuan botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Është aluduar shumë në lidhje me të ardhmen e çiftit, punën që do të bëjnë për të qenë “të pavarur financiarisht dhe sigurisht, mbi arsyen e këtij largimi. Në një artikull të sapobotuar të People, një mikeshë e çiftit thotë: “Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të kishin qenë ndryshe.” “Ata nuk donin ta menaxhonin kështu situatën, por Meghan dhe Harry u detyruan,” vijon mikesha. “Ka shumë hatërmbetje në atë familje – është toksike.” (Personi nuk përmendi ndonjë anëtarë të familjes mbretërore). Një tjetër burim tha për People se mbulimi negativ në shtyp e “lëndoi tmerrësisht shumë” Meghan.

“Meghan dhe Harry nuk u mbështetën dhe nuk u përkrahën mjaftueshëm nga familja,” tha burimi. Çfarë po ndodh realisht brenda familjes mbetet mister. Por dimë se Princ Charles, Princ Wiliam dhe Princ Harry u takuan me Mbretëreshën dje për të diskutuar zgjidhje dhe plane të mundshme për të ardhmen e çiftit Sussex. Para mbledhjes, dy vëllezërit publikuan një deklaratë për shtyp në të cilën hodhën poshtë thashethemin se William “bullizoi” Harry-n dhe Meghan deri sa i detyroi të largoheshin. “Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge. Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme,” shkruhej në deklaratë.

Mbretëresha Elizabeth u fokusua te familja në deklaratën që lëshoi dje pas mbledhjes. "Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje. Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur,” tha ajo.

Pritet që vendimet e Princ Harry-t dhe Meghan të merren me shpejtësi, sipas kërkesave të Mbretëreshës. Për sa i përket marrëdhënieve të komplikuara mes anëtarëve të familjes, ato duan pak më shumë kohë të zgjidhen.

Të këshilluara

Dobësimi i Adele për të birin (Foto)

Adele është bërë kryefjala e titujve rreth e rrotull botës që kur u dobësua drastikisht, por këngëtarja nuk ra në peshë që të blinte një masë më të vogël fustan...

22:25

Babai i Meghan, kundër saj në gjyq

Bota është tepër kurioze të dijë se çfarë do të bëhet në të ardhmen me Meghan Markle dhe Princ Harry tashmë që ata hoqën dorë nga titujt mbretërorë. Mirepo d...

20:32

Mbretëresha reagon pas largimit të Meghan

Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet lidhur me shkëputjen e Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, ka ardhur dhe reagimi i Mbretëreshës E...

16:38

Ndahet nga jeta aktori turk

Aktori dhe muzikanti i njohur turk Recep Aktug ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 65 vjeçare si pasojë e një sëmundje në mushkëri. Aktug, që njihet nga ne s...

16:29

Pas 9 vitesh lidhje, ndahet Vanessa Hudgens

Dashurisë 9-vjeçare të Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, i erdhi fundi Sipas Us Weekly, ylli i "High School Musical" dhe aktori janë ndarë, por deri tani la...

15:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI