Flash

Arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar, pjesë e një bande të rrezikshme të shpërthimeve me celular

Lapsi.al 15 January 2020
Arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar, pjesë e

Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin.

Në pranga ka rënë shtetasi Glerian Hyseni, banues në Durrës, i dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg.

Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

Të këshilluara

Tre aksidente në Korçë nga akulli e ngrica

Qyteti i Korçës u zgjua mëngjesin e sotëm me prani të akullit në rrugë dhe trotuare. Situata ishte e vështirë që në orët e para të mëngjes. Probleme janë ...

09:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI