Flash

Zbythet PD/Ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin

Lapsi.al 14 January 2020
Zbythet PD/Ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin

Pasi për muaj me radhë kishin vënë tre kushte, përjashtimin e Damian Gjiknurit dhe opozités së re nga diskutimet për reformën zgjedhore, si dhe kryesimin e tyre nga ndërkombëtarët, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezën e reformés zgjedhore.

Demokratët kërkonin largimin e Gjiknurit për shkak se e akuzonin si të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Por PD nuk kërkoi vetëm përjashtimin e Gjiknurit, por edhe të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, kusht i cili ka rënë gjithashtu.

Në tryezën e mbledhur pak minuta më parë, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë ulur me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin. E vetmja fitore ngushëlluese e demokratëve është se takimi zhvillohet jo në mjediset e kuvendit nga i cili janë larguar.

 

Të këshilluara

Mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore

Menjëherë pasi opozita e bashkuar mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për Reformën Zgjedhore, tryeza mes palëve nuk...

13:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI