Flash

Will Smith: Isha xheloz për gruan dhe Tupac

Lapsi.al 14 January 2020
Will Smith: Isha xheloz për gruan dhe Tupac

Në intervistën e fundit në “The Breakfast Club,” Will Smith pranoi se s’i ka pëlqyer ndonjëherë miqësia e ngushtë e Jade Pinkett Smith dhe Tupac Shakur.

Moderatori, Charlamange tha God, e pyeti Smith në është bërë ndonjëherë xheloz për Tupac-un. Aktori iu përgjigj: “Sigurisht që po.” “Në fillim po,” tha ai. “Dhe pendohem shumë sepse s’e mora kurrë guximin të flisja me Tupac.”

Jada dhe Tupac u njohën në shkollë, në The Baltimore School for the Arts dhe u bënë miq menjëherë. “S’pati kurrë diçka romantike apo seksuale mes tyre, por bëhet fjalë për një moshë kur të gjitha janë të mundura. Dhe Jada ishte e lidhur me mua,” shpjegoi Will .

Jada u njoh me Will në sheshxhirimin e “Fresh Prince of Bel-Air” në vitin 1994.  Në vitin 2015, aktorja tha se ajo dhe Shakur u përpoqën të putheshin njëherë, por “ishte puthja më e neveritshme për secilin nga ne.”

Will tha në “The Breakfast Club” se bëhej xheloz për Tupac sepse Jada kishte shumë konsiderata për reperin e ndjerë.

“E donte shumë,” tha ai. “Ishte trupëzimi i perfeksionit, por ajo ishte krah ‘Fresh Prince.’ Sa herë kemi rastisur në të njëjtën dhomë, s’i flisja dot. Dhe ai s’do më fliste mua i pari.” ada tentoi ta përmirësonte marrëdhënien e Will dhe Tupac, por pa sukses. “Pendohem shumë,” përfundoi Will . “S’e përballoja dot.”

Të këshilluara

Alketa Vejsiu prezantuese e “Sanremo 2020”

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës. Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2...

16:41

Mozzik dhe Tayna në një bashkëpunim

Prej kohësh në media qarkullon një lajm ku thuhet se dy super këngëtarët shqiptarë, Tayna dhe Mozzik do të bashkëpunojnë në këngën e radhës. Dyshimet u ngrit...

15:51

Ami lëshon pak ironi për Besin

Në ditët e fundit të vitit 2019, në media nisi një debat midis dy aktorëve të njohur, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi. Gjithcka nisi nga një fjali e Besit, teksa i...

13:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI