Flash

Video/ Pirueta 180 gradë. Si e drodhi Basha për listat e hapura

Lapsi.al 14 January 2020
Video/ Pirueta 180 gradë. Si e drodhi Basha për listat e hapura

Lulzim Basha vuan nga një ves. Sa herë është në periudhë radikale, qoftë në çadër qoftë gjatë djegies së mandateve, kur atij i duhet të mbledhë sa më shumë opozitarë në sheshe, ai premton gjëra të mrekullueshme, por ama, sa kalon këtë hall, ai i harron menjëherë ato.

Edhe me propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ka ndodhur njësoj si me "Republikën e re". Tani kur po diskutohet publikisht versioni i kalimit në zgjedhje proporcionale me lista të hapura, pra kur Basha duhet të heqë dorë nga monopoli personal për të mos i vendosur vetë dhe në mënyrë arbitrare deputetët, por që këtë të drejtë t'ua kalojë zgjedhësve ai ka bërë prapaktheu.

Ai po predikon se kjo nuk e zgjidh vjedhjen e votës, madje ka yshtur njerëz pranë tij të shkojnë deri aty sa të thonë: "kush do lista të hapura i shërben Ramës".

Por krejt ndryshe nga qëndrimi rigjid që mban sot, për mosndryshimin e sistemit dhe kundër mbi plot 50 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar për këtë, pak muaj më parë ai premtonte të kundërtën. Lapsi.al ka hapur arkivat e tij dhe ka gjetur një fjalim të kreut demokrat, ku ai flet për t'i dhënë sa më shumë peshë vendimarrjes qytetare, qoftë në një sistem me lista të hapura, qoftë në një sistem mazhoritar, qoftë duke zgjedhur një president nga populli, qoftë duke rikthyer peshën e referendumeve.

Lexo më tej:

Basha: S’ka pakte kulisash, vendimarrje me referendum nga populli 

Por të gjitha këto premtime sot janë varrosur, njësoj si 'Republika e Re', zgjedhjet pa Ramën Kryeministër, mosdorëzimi tek socialistët i bashkive etj.

Për të kuptuar më mirë këtë kalvar moskoherence, shikoni videon e mëposhtme, ku lideri demokrat, i cili sot duket rehat me sistemin zgjedhor aktual, premtonte ta kalonte peshën e përzgjedhjes së deputetëve nga kryetari i partisë, tek populli….

©Lapsi.al 

[video width="480" height="276" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/basha-video-gatipremtimi-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI