Flash

Tryeza e reformës zgjedhore/ Pikat ku u tradhëtuan zotimet e opozitës

Lapsi.al 14 January 2020
Tryeza e reformës zgjedhore/ Pikat ku u tradhëtuan zotimet e

Opozita u ul sot në një tryezë të përbashkët me krerët e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Por, në tetor të këtij viti, PD dhe aleatët e saj patën miratuar një paketë kushtesh, një pjesë e të cilave me sa duket janë tradhëtuar ende pa filluar procesi. Ato janë: refuzimi për të pranuar Damian Gjiknurin, si pjesëmarrës i pandëshkuar i manipulimit zgjedhor në Dibër, gjë që e detyroi edhe vetë Gjiknurin të ofronte një dorëheqje mediatike. Së dyti, mospranimi për t'u ulur me Rudina Hajdarin dhe me këdo deputet të opozitës fasadë. Dhe së treti, këmbëngulja në zhvillimin e tryezës me kryesim të ndërkombëtarëve dhe vetëm me përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita reale.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

Lapsi.al i është rikthyer arkivit të tij për të parë se si shpreheshin ato konkretisht në platformën e opozitës së tetorit. Konkretisht në pikën 1.4. thuhej: "Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore".

Pra, referenca duket e qartë për Damian Gjiknurin, por ajo sot u harrua, ashtu sikurse ndodhi edhe me paragrafin tjetër ku nuk pranohej bashkëkryesimi i Rudina Hajdarit: "Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare".

Por, përveç tolerimit për personat, PD dhe aleatët duket sikur janë tërhequr edhe nga kushti që faktori ndërkombëtar t'i prijë kësaj tryeze për reformën. Ndonëse në draftin e miratuar sot parashikohet një ndërhyrje e OSBE në pikat për të cilat palët nuk bihen dakord, ajo është shumë larg asaj që kërkonte pika 1.5. e platformës së tetorit: "Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI