Flash

Thanë se është lidhur me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj

Lapsi.al 14 January 2020
Thanë se është lidhur me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj

Ditën e djeshme bëri bujë në mediat online lajmi se ish-Missi Agnesa Vuthaj është në një lidhje me një miliarder indian me emrin Chetaan Sandesara, 57 vjeç.

Pas këtyre lajmeve, Agnesa ka reaguar me një postim në Instagram ku ka treguar se lajmet për lidhjen me miliarderin nuk janë të vërteta. Ajo ka deklaruar se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka marrëdhënie shoqërore me familjen e tij.

Agnesa tregon se gjithçka në jetë e ka arritur vetë, që nga kurorat e bukurisë, diplomat e fakulteteve, bizneset që ka krijuar. "E vërteta është që punoj për kompaninë milliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z.Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

'Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

'Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e të Prishtinës. Kam fluturuar me avion privat nga Tirana në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm më zotërinë në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

'Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare", shkruan Agnesa dhe në fund ka postuar një video me bashkëshorten e miliarderit.

Të këshilluara

Lil Wayne, i fejuar me modelen australiane

Reperi Lil Wayne mund të jetë fejuar me La’Tecia Thomas, shkruan Rap Up. Modelja australiane është parë me një unazë diamanti, e cila thuhet se iu dhurua nga...

17:21

Shaggy refuzon bashkëpunimin me Rihannën

Pas katër vitesh mungesë në muzikë, këngëtarja e famshme Rihanna do të sjellë albumin e saj të ri. Albumi do të titullohet “R9” dhe pritet t jetë një sukses i v...

15:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI