Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Kush është gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu 'kapon' e bandës së Durrësit

Lapsi.al 14 January 2020
Kush është gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu

I cilësuar si i rrezikshëm dhe drejtues i një prej bandave famëkeqe, “Bandës së Durrësit”, Endrit Dokle është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Pavarsisht se Gjykata Kushtetuese i kishte rrëzuar kërkesën për heqjen e dënimit të përjetshëm Endrit Dokles, një vendim të tillë e ka marrë gjyqtarja e Krujës.

Enkelejda Hoxha ka liruar Endrit Doklen pasi ai ka kryer 25 vite burg, 3/4 e dënimit dhe pasi një kompani në Durrës ka marrë përsipër punësimin e Dokles. Një vendim kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila i la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm Endrit Dokles.

Enkelejda Hoxha është një emër i njohur, pasi ka liruar nga burgu disa kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri. Në vitin 2017, KLD e paralajmëroi për shkarkimin nga detyra, ndërsa në vitin 2018-të u kërkua sërish shkarkimi i saj, por pa sukses.

Liroi Genc Tafilin dhe Ilir Pajën

Enkelejda Hoxha është gjyqtarja që ka marrë vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Hoxha është gjyqtare në Gjykatën e rrethit Krujë.

Pak muuaj më parë u lirua nga burgu Genc Tafili. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit. Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg por kreu vetëm 17 të tilla. Theksojmë që ai është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar pë vrasje.

Por jo vetëm ky lirim nga burgu. Një tjetër i dënuar u lirua nga burgu i Krujës dhe ky është Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “ufo”. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai është person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani.

Skandali tjetër

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pak kohë më parë u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjeter skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor të Krujës nëpermjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

Të këshilluara

Mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore

Menjëherë pasi opozita e bashkuar mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për Reformën Zgjedhore, tryeza mes palëve nuk...

13:37

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43