Flash

Fundi i trishtë i Titanic, regjisori tregon pse zgjodhi atë fund për filmin

Lapsi.al 14 January 2020
Fundi i trishtë i Titanic, regjisori tregon pse zgjodhi atë fund

Në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, regjisori ka vendosur të sqarojë fundin e filmit me momentet kulmore të Rose dhe Jack, të interpretuar nga protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio. Ata ndodheshin në detin e ngrirë mbi një derë druri, e cila mund të shmangte vdekjen, por vetëm për Rose. Cameron thotë se, bëhet fjalë për një gjetje artistike. “Sigurisht dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante Kate Winslet, por nuk mund të mbante peshën e të dyve pasi mund të fundosej. Por ky fund e ka bërë Titanic të pavdekshëm, duke bërë që shumë njerëz të vuajnë për vdekjen e Jack. Nëse do kishte jetuar filmi do ishte pa kuptim. Titanic flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste! Nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur nga i ftohti apo prej rrëzimit nga anija. Quhet art! Gjërat ndodhin për arsye artistike dhe jo për rregulla fizike”, shprehet regjisori.

Të këshilluara

Lil Wayne, i fejuar me modelen australiane

Reperi Lil Wayne mund të jetë fejuar me La’Tecia Thomas, shkruan Rap Up. Modelja australiane është parë me një unazë diamanti, e cila thuhet se iu dhurua nga...

17:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI