Flash

Dhunoi avokatin për llogari të prokurorit Arjan Ndoja, e arrestojnë me armë në makinën luksoze

Lapsi.al 14 January 2020
Dhunoi avokatin për llogari të prokurorit Arjan Ndoja, e

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot Mondi Vogan, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte armë në makinën e tij. Vogës iu gjet armë në një makinë luksoze e të blinduar, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.

Mondi Voga u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj.

Për këtë ngjarje, u vendos në hetim edhe prokurori Arjan Ndoji, që dyshohet se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar keqas verbalisht një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore. Në lidhje me ngjarjen, babai i Mondi Vogës deklaroi se djali kishte rrahur avokatin Ilia pasi ishte shtyrë nga prokurori Ndoji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI