Flash

Basha pas takimit me aleatët: Të hapur për gjithçka, pala tjetër të mos vonojë për reformën

Lapsi.al 14 January 2020
Basha pas takimit me aleatët: Të hapur për gjithçka, pala

Pas takimit me aleatët e Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për qëndrimin e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Duke folur për media, Basha përmendi dhe faktorin ndërkombëtar, teksa tha se kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për të shtyrë drejt një produkti, që nuk duhet vonuar më asnjë çast

“Falënderoj faktorin ndërkombëtar, për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar katër muaj dhe s’duhet të vonohet më. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë më asnjë çast për t’i dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore. Nuk ka tryezë nga komisioni i posaçëm. Ne, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces, ku të dakordohen mbi propozimin tonë të tetorit. Çdo vendim me konsensus dhe transparencë totale”, tha Basha.

Ndërkohë, pyetjes, nëse do preket çështja e sistemit zgjedhor, Basha iu përgjigj: “Në emër të opozitës së bashkuar dua të rikonfirmoj se jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar çfarëdo sistemi, që ata duan të praktikojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë transparente. Problemi kryesor ka qenë shit-blerja e votës, mosndëshkimi i krimeve elektorale”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI