Flash

Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian 23 vite më të madh

Lapsi.al 13 January 2020
Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian 23 vite më të

Ish-missi, Agnesa Vuthaj, vetëm pak kohë më parë deklaroi gjatë një interviste se është single dhe dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të jetë shqiptar. Mirëpo, duket se Agnesa nuk është treguar dhe aq e sinqertë. “Magazina.al” ka zbuluar lidhjen e dashurisë së ish-missit me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara. Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi.Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro. Sipas “Magazina.al”, dyshja është njohur në Dubai, ku Sandesara ka bizneset e tij (përveç bizneseve të tjera në shumë vende të botës). Aktualisht, biznesmeni po jeton në Nigeri, vend i cili është vizituar edhe nga Agnesa. Lidhjen e tyre e dëshmon edhe një video e Sandesara-s dhe Agnesës në avionin privat të biznesmenit, ku ish-missi e filmon dhe i kërkon në anglisht të thotë diçka. Gjithashtu, sipas “Magazina.al”, një vit më parë Agnesa i mundësoi një takim partnerit të saj me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.  Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si përfaqësues i “Sandesara Group nga Nigeria”.

Tashmë, partneri i Agnesës po eksploron industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri, ndërkohë që është në biseda për të blerë një ndër hotelet më të njohura në Tiranë. Burime të sigurta për “Magazina.al” kanë treguar se biznesi do të jetë në emrin e Agnesa Vuthajt.

Të këshilluara

James Cameron tregon për vazhdimin e Avatar 2

Koncepti i parë për “Avatar 2” duket më shumë si një vide-lojë sesa film. Filmi i parë “Avatar” u publikua më 2009 në versionin 3D, shkruan Forbes. James Cam...

14:05

Kush ja ka rrëmbyer zemrën dj Sardit

Sardi është një ndër Dj-t më të njohur në Shqipëri, i cili është bërë shpesh kryefjala e mediave rozë. Ai është përfolur herë pas here për lidhjet e tij të d...

11:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI