Flash

Vuçiç: Serbët në Mal të Zi kanë më pak të drejta se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 13 January 2020
Vuçiç: Serbët në Mal të Zi kanë më pak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Mali i Zi është i vetmi vend që ai nuk ka qenë në një vizitë zyrtare, por theksoi se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Milo Gjukanoviç, megjithëse ata i shikojnë gjërat ndryshe.

Ai gjithashtu theksoi se puna e Gjukanoviçit, si dhe e tij, është në interes të Serbisë dhe Malit të Zi.

Ai deklaroi se Serbia kishte investuar 3.5 milion euro Mal të Zi (deri para shkëputjes), se paratë u investuan në mirëmbajtjen dhe funksionimin e institucioneve kombëtare, por që integriteti i këtij vendi duhet të ruhet.

Ai shtoi se i kishte përcjellë Gjukanoviçit atë që mendonte për të drejtat e serbëve.

“Më vjen keq që partia në pushtet u zemërua, por roli im është të kujdesem për 28 përqind të popullatës serbe në Mal të Zi”, tha Vuçiç për TV Pink.

Ai pyeti përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se çfarë të drejtash kanë shqiptarët, me 25 përqind në Maqedoninë Veriore dhe kërkoi një përgjigje për “pabarazinë në numrin dhe të drejtat e serbëve dhe shqiptarëve në të dy vendet”.

“Unë nuk do të çoj tanke në Mal të Zi. Koha e papërgjegjshmërisë serbe ka përfunduar!”, tha Vuçiç, duke shtuar se ishte koha për marrëveshje, por jo në dëm të Serbisë.

Presidenti serb gjithashtu tha se ai nuk beson se Mali i Zi do të ndryshojë vendimin e tij mbi ligjin e diskutueshëm për lirinë e fesë, por tha se kjo “zgjoi popullin serb në Mal të Zi”.

Komentet e tij erdhën pikërisht nën atmosferën e nderë që ka kapluar së fundi raportet mes dy vendeve, ku shkak është bërë Ligji i Fesë hartuar e miratuar nga pushteti në Mal të Zi, e kundërshtuar fort nga Kisha Ortodokse Serbe, e rrjedhimisht dhe nga Beogradi zyrtar.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI