Flash

Rama nuk do t’ia dijë për abuzimet: Nuk do i ndërpresim PPP-të, “modelin e mallkuar”

Lapsi.al 13 January 2020
Rama nuk do t’ia dijë për abuzimet: Nuk do i ndërpresim

As fatura e lartë financiare dhe as akuzat për abuzime nuk do të ndërpresin koncesionet në shëndetësi. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Edhe pse i cilësoi PPP-të “modele të mallkuara”, Rama tha se pa to nuk do të ishte i mundur përmirësimi i shërbimeve.

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e spitalit të ri kirurgjikal në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

Godina e re ka 120 shtretër dhe 7 salla operatore. Çdo vit në këtë shërbim kryhen 9 mijë ndërhyrje në vit dhe 23 mijë mikrokirurgji.

Vitin e ardhshëm pritet të përfundojë spitali i ri i sëmundjeve të brendshme dhe ai i pediatrisë po në QSUT.

Spitali i ri i Kirurgjisë, që mban emrin e kirurgut të njohur Frederik Shiroka, ka kushtuar 8.8 milionë euro, investimi i qeverisë shqiptare nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI