Flash

Në aeroportin e ri të Stambollit mund të marrësh kabina me qera për të fjetur

Lapsi.al 13 January 2020
Në aeroportin e ri të Stambollit mund të marrësh kabina me

Në Aeroportin e Stambollit ka filluar shërbimi i kabinës së gjumit, që tashmë gjendet në shumë aeroporte në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura "IGA Sleepod", të cilat do të mund t'i huazojnë duke paguar çdo orë për to.

Aeroporti i Stambollit që filloi të shërbejë me kapacitet të plotë më 6 prill 2019, e ka filluar këtë shërbim të kabinave të fjetjes në terminalin ndërkombëtar për pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit.

Kabinat do të mund të huazohen nga 9 euro për orë. Çarçafët në kabinat ku higjiena është në plan të parë do t'u jepen pa pagesë çdo pasagjeri dhe do të jenë për një përdorim. Në rast se pasagjeri do të kërkojë shërbime shtesë si batanije dhe jastëk do të duhet të paguajnë 2 euro. Pas çdo përdorimi do të dërgohen në pastrim kimik.

Brendësia e mini-kabinave është dizajnuar sipas nevojave të pasagjerëve. Ashtu që brenda tyre gjenden edhe porte të USB-së dhe prizë. Me këtë pasagjerët do të mund t'i ngarkojnë celularët dhe pajisjet tjera elektronike të tyre.

Në pjesën e poshtme të çdo kabine do të gjenden edhe pjesë të veçanta ku pasagjerët do të mund t'i vendosin valixhet e tyre të dorës.Anadolu Agency

Të këshilluara

Fotot më të bukura të dekadës së fundit

Oscar Pistorious që ecën pa këmbët protezë dhe përmbytja e anijes “Costa Concordia”. Janë këto dy nga fotot e dekadës, por jo vetëm. Fotografët shpesh janë ata ...

23:34

5 gabimet që ju lënë zgjuar gjithë natën

Rrotullohesh për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur? Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë? Shikon vazh...

15:52

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI