Flash

Lobimi rus, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës

Lapsi.al 13 January 2020
Lobimi rus, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Lulzim

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus. Të pranishëm në seancën e sotme ishin dy avokatët e Bashës, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

Eduart Halimi tha se ky ishte një vendim i drejtë.

“Vendimi i Gjykatës ishte një vendim drejtësie, u provua se ishte një akuza e stisur dhe PD nuk ishte fare pjesë e kësja dosje dhe vepra penale nuk ekzistojnë dhe faktet nuk ekzistojnë. Ne jemi avokatët dhe mund të themi se u rrëzuan të gjitha gjuetitë e shtrigave që janë mbajtur në tërritorin e prokurorisë për më shumë se 2 vite. Fakti nuk ekziston”, u shpreh Halimi.

Për mediat ka folur edhe ish-Skeretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht.

“Gjykata ka pushuar çëshjten, pasi fakti nuk ekziston. Por është shumë interesante për të kuptuar se si veprojnë institucionet kur janë të frustruara nga politika. Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar. U kuptua që ishte një çështje politike, por gjithmonë edhe pse ka presione sërish ka sërish njerëz që zbatojnë ligjin”, u shpreh Ristani.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI