Flash

Detaje nga krimi makabër në Mallakastër, një prej djemve përdhunoi gruan 52-vjeçare përpara se ta vriste

Lapsi.al 13 January 2020
Detaje nga krimi makabër në Mallakastër, një prej djemve

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja në Mallakastër, ku Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar. Në dëshminë e tij 16-vjeçari Sindi Shehaj ka rrëfyer se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashah dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike. 16 vjeçari shprehet se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku edhe u gjet pas dy ditësh nga policia.

“Gjatë kohës qe po pinte goten e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet, por në të vërtetë eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash. Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina. Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te. Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten. Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit. Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit.Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë, janë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shume parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI