Flash

Bllokohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Lapsi.al 13 January 2020
Bllokohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Policia e Gjirokastrës njofton për bllokimin në Kakavijë të një shume parash të padeklaruara në kufi, të cilat një person tentoi t'i kalonte drejt shtetit grek.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P. K. K., në dalje të RSH-së, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI