Flash

Analiza/ Përseja e sulmit paralel të Ramës kundër “kazanit” dhe “KÇK”

Lapsi.al 13 January 2020
Analiza/ Përseja e sulmit paralel të Ramës kundër
Edi Rama ka folur edhe njëherë sot kundër KÇK duke i stigmatizuar të gjithë në grup gjyqtarët dhe prokurorët, që sipas tij janë fajtorët e vetëm për lirimin e kriminelëve dhe ai ka këmbëngulur se ndëshkimi ndaj tyre do të jetë i pashembullt.  Në të njëjtën kohë që kryeministri fliste në datëlindjen e policisë së shtetit një shekull e ca më parë, kreu i grupit të tij parlamentar, Taulant Balla, nga selia e kuvendit, përsëriste refrenin e shefit të tij se kthimi i ligjit anti shpifje nga Presidenti i Republikës do të rrëzohej menjëherë nga kuvendi. Pra dy mesazhet e ditës së sotme ishin: nga piedestali i pastërtisë së tyre morale, Rilindasit kanë marrë përsipër të purifikojnë edhe drejtësinë e korruptuar edhe kazanin mediatik.

Andi Bushati: Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit

Se sa të sinqertë janë ata në këtë anatemim që i bëjnë dy prej kollonave të një demokracie, pushtetit të tretë dhe të katërt, kjo kuptohet lehtë. Ndonëse ata i godasin në bllok, kur u duhet ata i përdorin deri në skaj edhe “KÇK” edhe “kazanin”, siç bën Rama kur fiton gjyqet ngaj gazetarëve dhe opozitarëve apo kur përdor mediat e mëdha për të luajtur rolin e shpërndarësit të sinjalit të ERTV-së. Dhe duke parë se Rama dhe idhtarët e tij kanë dy standarte, një pjesë e madhe e publikut janë të bindur se ata betejën kundër pushteteve të pavarura nuk e kanë për t'i pastruar, por për t'i kapur ato. Ky segment i shoqërisë tashmë i ka të qarta qëllimet reale të Rilindasve. Por ka edhe nga ata që ende nuk janë bindur se lufta e Edi Ramës ka si synim të mposhtë edhe ato pak kundër pushtete që nuk i ka kapur ende. Dhe për ata ka një pyetje të thjeshtë: A besojnë se vërtet lideri i tyre mund të ketë të drejtë edhe kur përleshet me mediat dhe kur përgojon njerëzit e drejtësisë, edhe kur e etiketon opozitën se është futur në rrugë qorre kundër interesave të vendit edhe kur do të shkarkojë presidentin, edhe kur i kundërvihet Bild-it apo Zërit të Amerikës edhe kur i etiketon si të blerë nga PD-ja deputetët e Bundestagut edhe kur ironizon holandezët se trafikojnë më shumë drogë sesa ne? Pra pyetja është e thjeshtë: A ka heroi i tyre gjithçka mirë dhe gjithë të tjerët janë gjithnjë gabim? Pa dhënë këtë përgjigje themelore, nuk mund të kuptohet asnjë nga konfliktet e përveçme të Edi Ramës. Të mara tek e tek, ato relativizohen. Shepsh mund të duket sikur mediat i bien në qafë më tepër sesa duhet, sikur gjyqtarët dhe prokurorët e kanë bërë baltë, sikur në këtë vend mund të kishim një president më të mirë se Meta, sikur opozita ndërkohë mund të qe reformuar, sikur këta të huajt shpesh tregohen si tepër albanofobë. Por kur sheh pamjen e përgjithshme dhe kupton se është një njeri i vetëm i cili “rastësisht” gjendet në konfikt me të tërë, atëhere nuk të mbetet zgjedhje tjetër për të bindur veten: ose ky njeri mishëron Krishtin e ringjallur që na premton një botë më të mirë, ose thjesht ai është një bandit, që po tenton të vërë çdo kënd nën thundrën e tij.    ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI