Flash

Shkatërrohet banda shqiptare e grabitjes së banesave në Itali

Lapsi.al 12 January 2020
Shkatërrohet banda shqiptare e grabitjes së banesave në Itali

Policia italiane, pas një pune të mirë-organizuar, ka arritur të çmontojë një bandë shqiptarësh, që vepronin në zonën e Arezos. Grupi i përbërë nga shqiptarë vepronte në grabitjen e banesave në këtë zonë të Italisë.

Forcat policore italiane arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, për grabitje banesash dhe mbajtje të palejuara të sendeve të vjedhura. Ndaj tij, Gjykata e Firences ka lëshuar një urdhër-arrest, ndërsa i riu kishte edhe precedentë të shumta të mëparshme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

I riu nga Shqipëria jetonte në shtetin italian në mënyrë të paligjshme. 23-vjeçari ishte kapur në vendin e krimit, së bashku me një moshatar. Ai dyshohet se ishte kreu i një organizate të tërë kriminale, që merrej me vjedhje të shtëpive. Arrestimi i tij dhe shqiptarëve të tjerë ka ardhur për shkak të denoncimit të qytetarëve, që thoshin në polici se iu kishin grabitur shtëpitë.

  • foto galeri

Ndjekja si nëpër filma nëpër rrugët e Arezzos

I riu shqiptar vetëm 23 vjeç ra në duart e policisë, pas një ndjekje të gjatë, pasi ai tentoi të arratiset me një automjet të vjedhur me dy bashkëpunëtorë, nga një shtëpi në Antria, afër Arezzos.

Kjo ishte një shtëpi,     që përdorej nga banda për të “planifikuar” vjedhjet që bënin ndër shtëpitë e komunitetit. Njëri nga bashkëpunëtorët, një 34-vjeçar shqiptar, u dëbua nga territori kombëtar me urdhër të komisarit të Arezzo, së bashku me vëllain e tij, tjetër person që qëndronte në mënyrë ilegale në shtetin italian.

Dje, u dha masa e arrestit me burg vetëm për “kokën” e bandës, 23-vjeçarin shqiptar, i konsideruar një element me rrezikshmëri të lartë, me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e trafikut të drogës dhe vjedhjeve. Policia vazhdon hetimet, për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të bandës.

Të këshilluara

Basha: Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e Abc...

13:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI