Flash

Princ William thyen heshtjen pas largimit të Harry-t dhe Meghan-it nga mbretëria

Lapsi.al 12 January 2020
Princ William thyen heshtjen pas largimit të Harry-t dhe Meghan-it nga

Pas ngjarjes më të komentuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilës në internet po i referohen si Megxit, princ William foli për herë të parë në lidhje me situatën.

Shënim: Megxit është një bashkim i “Meghan” dhe “Exit” (dalje), që nënkupton largimin e Meghan Markle nga mbretëria. Termi është i ngjashëm me Brexit, që nënkupton largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. “Unë e kam mbështetur vëllain tim gjatë gjithë jetës, por nuk mund ta bëj [këtë herë]. Jam i trishtuar për këtë,” tha ai për Sunday Times.

Duka i Cambridge-it pranoi “trishtimin” e tij për vendimin e princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga mbretëria. “Gjithë çfarë mund të bëjmë dhe gjithë çfarë unë mund të bëj është që të përpiqemi t’i mbështesim dhe të shpresojmë që të vijë dita kur të jemi të gjithë në një mendje. Dua që të gjithë të jemi të bashkuar,” tha ai.

Përsa i përket situatës së metejshme, pritet që nesër (e hënë, 13 janar), mbretëresha Elizabeth II të organizojë një takim në Norfolk, Angli. Në mbledhjen e jashtëzakonshme mbretërore do të marrin pjesë të dy vëllezërit, princi Harry dhe William, i ati, princi Charles, Kate Middleton dhe Meghan Markle, e cila ndodhet në Kanada, por do të jetë e pranishme në takim përmes një video-telefonate.

Të këshilluara

Zayn dhe Gigi, sërish bashkë

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë rikthyer sërish bashkë. Pas u ndanë në nëntor të viti 2018 duket se çifti ka vendosur ti japë një tjetër mundësi njëri-tjetrit...

12:33

Beyonce prezanton koleksionin e ri

Beyonce ka publikuar në Instagram fotografitë të cilat lajmërojnë bashkëpunimin e Adidas dhe brendit të saj Ivy Park Fustani i kuq me dekolte të thellë ka të...

11:00

2Ton publikon këngën e re (Video)

2Ton ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Nanë” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është baladë dhe i dedikohet njeriut më të shtrenjtë të ti...

10:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI