Flash

Mashtrimi, vjedhje e dhunë, policia prangos 5 persona në Tiranë

Lapsi.al 12 January 2020
Mashtrimi, vjedhje e dhunë, policia prangos 5 persona në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar pesë persona në Tiranë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për vepra si mashtrimi, dhuna në familje, vjedhja, përndjekja, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Ndalimet janë bërë nga komisariate të ndryshme në kryeqytet.

"-Nga Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas  më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur. 

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr,  pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Mashtrimi”, shtetasi: A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar  shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët Për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin e tij tip “BMË” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore." - thuhet mes tw tjerash nw njoftimin e policisw. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e Abc...

13:20

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI