Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit

Lapsi.al 12 January 2020
Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit
Ilir Meta edhe një herë ka bërë detyrën. Në kufijtë e skajshëm kohorë, ai i ka kthyer parlamentit ndryshimet ligjore në kuadër të paketës antishpifje, duke rakorduar qëndrimet e tij me ato të artikuluara në kor nga ndërkombëtarët. Lexo më tej: Pse e ktheu Meta “paketën anti-shpifje” (Argumentet ligjorë) Ashtu si Këshilli Europës, BE, OSBE dhe shoqatat më prestigjoze të lirisë së shtypit në botë (linku poshtë), presidenti ka dënuar përpjekjen e enteve qeveritare për të bërë rolin e gjykatave, gjobat jo proporcionale që shkojnë deri në mbylljen e mediave online, duke theksuar se këto “shtrembërime” mund të shpien deri në shkeljen e parimeve themelore kushtetuese, në dëm të interesit të publikut për t'u informuar dhe në cënimin e demokracisë.

Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje të Ramës

Por, pavarësisht se Edi Rama me nismën e tij putiniano- erdoganeske për të tredhur mediat kundërshtare, bëri si kurrë ndonjëherë më parë kundër vetes faktorin ndërkombëtar, ndonëse ai ka përballë edhe gazetarët e lirë, edhe opozitën, edhe presidentin, ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Paketa anti shpifje pritet të votohet pa ndonjë ndryshim esencial. Dhe kjo është në logjikën e gjërave. Sepse në një vend ku parlamenti është kthyer në një teatër kllounësh një ngjyrësh, ku bashkitë janë një koalicion i banditëve të rrugës me rilindjen, ku asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur në këmbë, ku edhe presidenti, ende i pakapur, është në procedurë shkarkimi, nuk mund të ëndërrosh për një media të pavarur. Sepse nuk ekziston asnjë regjim monist në botë që të bashkëjetojë me lirinë e shprehjes.   Edhe zhurma që po bëhet tani për dy nismat e fundit të Ramës, është pak e ekzagjeruar. Ajo është e tillë sepse regjimi po kalon nga një kapje okulte në një dhunë ligjore ndaj mediave. Por, realisht liria e fjalës pothuajse ka vdekur me kohë. Ajo duket qartë në mosreagimin e pushtetit të katërt ndaj propagandës me kaseta të Erion Velisë. Ajo preket në transmetimet “pa çensurë” të ERTV. Ajo shikohet në shfaqjen e çdo mufke bajate të “bamirësit” Rama tek banorët e dërrmuar nga tërmeti, ndërkohë që nuk ka asnjë investigim serioz për vdekjen e paralajmëruar të atyre që u lanë të vriteshin në pallatet e Thumanës. Ajo është konkrete, po të sjellësh ndërmend mbylljen brutale të emisioneve si "Të paekspozuarit”, që u tregoi qytetarëve dy skandale të pushtetit brenda një sezoni të vetëm. Mjafton të kujtosh se, për herë të parë brenda këtyre tre dekadave, të gjithë televizionet e mëdhenj janë shndërruar në shkarkuese të epsheve gojore të kryeministrit, për të kuptuar se në ç’pikë kemi arritur. Të tërë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pa përmbysur regjimin e një njeriu të vetëm, nuk mund të kemi as media të lira, as institucione të pavarura dhe as drejtësi të ndershme dhe të barabartë për çdokënd. Prandaj edhe reagimi i fundit i Metës, sa do i duartrokitshëm qoftë, sado në sinkron me interesin publik apo me vërejtjet e ndërkombëtarëve (poshtë) që të duket, nuk ka asnjë vlerë më shumë sesa mbajtja shënim dhe arkivimi i krimeve të këtij pushteti.

35 organizata botërore kundër projektit të Ramës për mediat

Në të kundërt, ai është edhe një dëshmi më tepër, se asnjë masë ligjore, asnjë akt demokratik, nuk mund ta ndalë makinerinë e së keqes që ka marrë rrugën e një pushteti autokratik. Për ta frenuar atë duhen zgjidhje të tjera. Ndaj, deri atëherë nuk duhet të ushqejmë iluzionin se liria e medias mund të mbrohet në presidencë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse po vonohet Albin Kurti?

Marrëveshje nuk pati as sot, ndonëse biseduan tri orë. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin kohë sa të donin, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh periudhë p...

21:54

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e ...

14:41

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një...

15:26

Opereta shqiptare e mini Shengenit

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosov...

11:22

Pinpongu i gënjeshtrave Rama- Vuçiç

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet...

14:06

Gjykimi politik i dosjes "Babale"

Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër og...

13:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI