Flash

Fshihej në Francë, arrestohet nga Interpoli 50-vjeçari nga Mirdita i dënuar për drogë

Lapsi.al 12 January 2020
Fshihej në Francë, arrestohet nga Interpoli 50-vjeçari nga

Arrestohet në Francë një 50-vjeçar shqiptar me precedentë penal dhe i dënuar me 5 vite burg për drogë.

Interpol Tirana falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione me vlerë mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit Tom Kaçi, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Ky shtetas ka qenë person me precedent të mëparshëm penal dhe ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI