Flash

Agim Kajmaku në kërkim, çpo ndodh me çështjen e kryetarit të Bashkisë Vorë

Lapsi.al 12 January 2020
Agim Kajmaku në kërkim, çpo ndodh me çështjen e

Zhvillime të reja për çështjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili është i shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të Prokurorisë dhe ndodhet në arrati.

Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të.

Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë për ish-kryebashkiakun e Vorës, i cili u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Por tashmë pritet që Agim Kajmaku të ‘fitojë’ lirinë. Kjo pasi shefja e protokollit në Bashkinë e Vorës ka ndryshuar dëshminë për falsifikim dokumentesh. Ditën e nesërme është përcaktuar seanca dhe pritet që gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun e Vorës të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Burime për News 24 bënë me dije se është përgatitur vendimi për zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij dhe Kajmaku i cili ndodhej në arrati mund të jetë i lirë të mbrojë veten e tij nga akuzat.

Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 te Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ. Mësohet se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Të këshilluara

Basha: Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS

Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e Abc...

13:20

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI